Deri në -11 gradë C, Shqipërinë e pret acari!

Shqipëria pritet që të përfshihet nga një mot i acartë edhe në ditët në vijim.

Sipas Meteoalb, vendi ynë, që sot është përfshirë nga një erë e furishme, do të vijojë të jetë nën pushtetin e temperaturave të uleta dhe acari.

Shpejtësia e erës në ditën e sotme (të dielën) është me shpejtësi mbi 80 kmh, ndërsa në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është 7-8 ballë ne det.

Reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.

Ndërsa sipas meteorologes Lajda Porja dita e hënë do të nisë me tëmperatura mjaft të ulëta, që pritet të mbërrijnë deri në -11 gradë C në rang vendi.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Porja u shpreh se i njëjti mot pritet të jetë edhe për ditën e martë, ndërsa e mërkura pritet që të sjellë një ulje të shpjetësisë së erës, duke e zbutur pak kohën.


Shtuar 5.01.2020 16:39