Nuk pritej, Thiago Silva gati ti bashkohet Barcelonës

Mbrojtësi Thiago Silva dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Sipas ‘MundoDeportivo’, ish mbrojtësi i Milanit, është i gatshëm t’i bashkohet kampionëve të La Ligas.

Reprezentuesi brazilian është në fund të kontratës me PSG, dhe nuk pritet t’i ofrohet vazhdimi i saj.

Për Thiago Silvan, kalimi te Barcelona do të ishte një ëndërr e realizuar, duke pasur mundësinë të ketë për bashkëlojtar Lionel Messin.

Silva te PSG është transferuar në vitin 2012 nga Milan


Shtuar 4.03.2020 13:16