Shpëtoi kokën e tij por la gruan në makinë, çifti në Tiranë e pëson keq

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35 vjeçar i cili dyshohet për
armëmbajtje pa leje dhe përdorim të narkotikëve.

Policia gjithashtu ka proceduar penalisht bashkëshortja e tij e cila gjendej në makinë me të.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak , një shumë parash dhe lëndë narkotike.

Shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Shtuar 4.03.2020 13:15