Interi nuk heq dorë nga ylli i Udineses

Rodrigo De Paul është një nga futbollistët më të mirë të Udineses, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, sidomos në Serie A.

Argjentinasi pëlqehet nga Milani dhe Interi, me këta të fundit që disa herë kanë tentuar ta afrojnë por pa arritur një marrëveshje me klubin friulan.

Edhe gjatë merkatos së janarit ka patur tentativa nga skuadrat milaneze dhe diçka e tillë është pranuar nga vetë lojtari. De Paul nuk ka përmendur emrat e klubeve, por ka theksuar se në janar kishte diçka konkrete sa i përket një largimi të tij, por ai zgjodhi të qëndrojë te Udinese, të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.

Argjentinasi e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me Antonio Conten, një sinjal i qartë ky për Interin, që në verë ndoshta do të tentojë të transferojë 25-vjeçarin.


Shtuar 4.03.2020 13:20