Man United nuk i ndahet ylli të Licester

Manchester Unitedi është interesuar sërish për mesfushorin anglez James Maddison, mirëpo drejtuesit e Djajve të Kuq janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë ta arrijnë këtë transferim në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison, është spekuluar për një transferim në Manchester United gjatë këtij muaji, veçanërisht pasi që Manchester Unitedi e kishte shprehur interesimin për Maddisonin edhe në të kaluarën.

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, ka insistuar se asnjë futbollist nuk do të largohet nga skuadra e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç në rast se klubi dëshiron vetë t’i largojë ata lojtarë.

Por Maddisoni i plotëson të gjitha kriteret që Ole Gunnar Solskjaer i ka vendosur për lojtarët që duhet t’i transferojë klubi i tij – është ende i ri në moshë, është i talentuar, anglez dhe mund t’u ndihmojë edhe bashkëlojtarëve rreth tij të luajnë më mirë.

Manchester Unitedi ka mungesa të mëdha në repartin e mesfushës për momentin, pasi që edhe Scott McTominay dhe Paul Pogba janë të lënduar.


Shtuar 6.01.2020 14:16