Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolves.
Sulmuesi senegalez ditën e sotme bëri një skaner për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij. Lojtari ishte i shoqëruar vetëm nga një shok dhe shoferi i tij kur iu nënshtrua kontrollit të rreptë mjekësore.
Sulmuesi kryesor dukej i qeshur dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të keq. Ai nuk do të luajë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Toën, por me shumë mundësi do të kthehet në fushë ndaj West Ham-it në Premier League.
Mane përjetoi një kontraktim muskulor dhe duket se nuk do t’i japë shumë probleme për tu rikthyer më 29 janar.