Vëllai i kreut të PD e ish-polic, kush është viktima nga aksidenti në Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Librazh –Qafë Thanë ku ka ndërruar jetë një person.

Policia bëri me dije se ka ndërruar jetë një person rreth 45 vjeç, ndërsa theksoi se ishin përplasur një makinë tip “Mercedes” dhe një tjetër tip “Ford”.

Viktima është shtetasi Ardian Vreto, polic në qytetin e Librazhdit dhe është vëllai i kreut të PD-së së qytetit, Bujar Vreto.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”.

Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 24.01.2020 16:45