Juventusi nuk nxitohet, i pret yjet e saj deri më 18 maj

Edhe pse seancat stërvitore individuale mund të fillojnë më 4 maj në Itali, Juventusi nuk ngul këmbë për të thirrur menjëherë yjet e skuadrës.

Kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi më 26 prill se, nga 4 maj e tutje, “atletët profesionistë dhe ata me interes kombëtar do të jenë në gjendje të stërviten ndërsa ndjekin rregullat e distancës sociale pas dyerve të mbyllura”.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora shtoi se stërvitja në ekip do të lejohej nga 18 maj, nëse “kushtet e sigurisë dhe shëndetit” do të konfirmohen para kësaj date.

Përkundër optimizmit për të rifilluar sezonin 2019/20 në Serinë A, Juve nuk kanë dëshirë të bëjë presion te lojtarët e skuadrës për t’u rikthyer, me një numër të përzgjedhur që kanë marrë vendimin për të izoluar veten jashtë vendit.

Cristiano Ronaldo ka qenë në Madeira me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij, ndërsa ish-portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny aktualisht është në Poloni dhe Adrien Rabiot është në atdheun e tij në Francë.

Mesfushori Miralem Pjanic është rikthyer në Torino por një numër i yjeve të klubit nga Amerika e Jugut që nuk janë aktualisht të pranishëm në Itali.

Kjo përfshin Danilo, Alex Sandro dhe Douglas Costa, ndërsa Gonzalo Higuain është përsëri në Argjentinë me nënën e tij, e cila po lufton me kancerin.


Shtuar 28.04.2020 13:30