Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, zbulohen kundërshtarët e Barçës dhe Realit

Sot u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Real Madridi do të ndeshet me Real Sociedadin, ndërsa Barcelona do të ketë punë me Athletic Bilbaon.

Kujtojmë që ndeshjet çerekfinale janë të fundit që luhen me vetëm një ndeshje.

Përballjet do të zhvillohen më 5,6 dhe 7 shkurt

Real Madrid – Real Sociedad

Athletic Bilbao – FC Barcelona

Granada – Valencia

Villareal – Mirandes


Shtuar 31.01.2020 13:13