Gjyqi i Vidalit me Barcelonën, La Liga merr vendimin

Liga spanjolle e futbollit ka refuzuar kërkesën e Arturo Vidal për të përfituar 2,4 milionë euro nga Barcelona për të cilat mesfushori kilian pretendonte se ishin bonuse të sezonit të kaluar që klubi blaugrana nuk i ka kaluar në llogarinë e mesfushorit.

Vidal nëpërmjet avokatit të tij, kërkoi t’i përfitonte këto para, por bonuset kishin lidhje me minutat që Vidal ka zbritur në fushë dhe që ato kapeshin, lojtari 32-vjeçar në shumicën e sfidave duhet të arrinte të paktën të ishte në fushë për 45 minuta gjë që nuk ka ndodhur dhe për këtë arsye komisionet përkatëse kanë refuzuar ofertën e mbretit “Arturo”, i cili ka prishur çdo raport me Barçën pasi kërkon të transferohet te Interi i Antonio Contes që në merkaton e janarit.


Shtuar 3.01.2020 17:02