Gabriel Jesus largohet nga Manchester City, Seria A destinacioni i ri?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, është paraqitur subjekt interesimi nga skuadra e Juventusit.

Ylli brazilian gjatë afatit të verës mund të ndërrojë skuadër, për t’u transferuar në Serie A.

Calciomercato raporton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka ndërmarrë disa veprime për të vëzhguar nga afër 22 vjeçarin, dhe një ofertë për afatin kalimtar të verës, po shqyrtohet.

Një kalim te Juventus mund të mirëpritet nga Jesus, nëse konfirmohet dënimi i Manchester Cityt, për përjashtimin nga UEFA për dy sezone.

Gabriel Jesus këtë sezon po kalon formë të mirë, në 36 ndeshje ka shënuar 18 gola.


Shtuar 29.02.2020 15:42