Makina përfundon poshtë kamionit, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku raportohet se është plagosur një person.

Aksidenti ndodhi te zona e njohur si Uji i Ftohtë, ku një automjet tip “Wolksvagen” golf me targa AA162YU është përplasur me kamionin me targa AA419GS.

Pjesa e përparme e autoveturës ka përfunduar e gjitha poshtë kamionit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i golfit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.


Shtuar 29.02.2020 15:40