E ardhmja ende e pakonfirmuar, menaxheri i Dybalas mbërrin në Torino

Menaxheri i Paulo Dybalas do të bisedojë me drejtuesit e Juventusit.

Paulo Dybala ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij në Juventus.

Së fundmi kanë qarkulluar raportime të vazhdueshme se sulmuesi argjentinas është në negociata për vazhdimin e kontratës me Bianconerët.

Por, marrëveshja ende nuk është finalizuar. Sot, menaxheri i tij, Jorge Antun ka mbërritur në Torino për të biseduar me drejtuesit e Juventusit.

Dybala ishte në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi një vit më parë.

Mirëpo, indikacionet e deritashme janë se trajneri i ri, Andrea Pirlo dëshiron ta mbajë Dybalan në skuadër.


Shtuar 15.09.2020 12:20