Manastirliu nga Trauma: Këtë vjeshtë-dimër do të dyfishojmë kapacitetet në spitalet COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka inspektuar Spitalin Universitar të Traumës, nga ku dhe deklaroi se strategjia kundër Covid-19 për peridhuën vjeshtë-dimër do të bëjë që urgjencat kirurgjikale të kryhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Ndërkohë mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës janë regjistruar 29 mijë urgjenca kirurgjikale që nga muaji Mars e deri më tani.

Aktualisht në këtë spital janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet si dhe janë angazhuar 150 profesionistë të shëndetit.


Shtuar 15.09.2020 12:13