Rama i prerë: Administrata të punojë në shtëpi, në lokale 2 metër larg tavolinat!

Rama sot ka folur publikisht për masat që duhet të marrin qytetarët, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.

Ai deklaroi se është e rëndësishme që të gjitha lokalet dhe restorantet të krijojnë distancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra.

“Administrata do të punojë nga shtëpia. Që nesër, jo shërbime në sportele për aplikimet. Sanitarët do të paguhen me 500 euro shtesë. Të kufizohen lëvizjet që nuk janë jetike. Të mbyllen mjediset që mbledhin shumë njerëz.

Nëse të dy prindërit janë në punë, njërit i jepet leje. Është e rëndësishme që të gjitha restorantet të krijojnë distancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra.

Restorantet dhe lokalet të reduktojnë tavolinat. Mund të duken qesharake, por janë aq serioze sa nuk ka më. Këtu është nevoja që secili të bëjë punën e vet, edhe si prind, edhe si familjar”, deklaroi Rama.


Shtuar 10.03.2020 15:47