Rama e paditi, Haradinaj i kundërpërgjigjet publikisht

Pas lajmit që qarkulloi në media se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, vjen një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Haradinaj pohon se ai, duke iu referuar ligjit, do të përgatis një përgjigje në padi. Sipas tij padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, për deklaratat që ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Postimi i Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH


Shtuar 15.01.2020 21:38