Muriqi shkëlqen dhe në gatim (VIDEO)

Jo vetëm një “gjahtar” goli! Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka nxjerrë në pah një tjetër dhunti.

Bëhet fjalë për gatimin. Në një foto të publikuar së fundmi nga klubi turk, sulmuesi i Fenerbahçes, shfaqet duke pjekur mish, duke iu dhënë leksion kuzhinierëve të Fenerbahçes.

Kjo foto është bërë virale në mediat turke, teksa nuk mungonin komentet e tifozëve turq, të cilët e kanë përgëzuar shqiptarin për “profesionin” e tij të ri, atë të kuzhinierit.


Shtuar 9.01.2020 16:32