E RËNDË/ Vetëvaret 45 vjeçari në Vlorë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Zvërnec të Vlorës. Viktima është identifiuar si B.J,, Mësohet se ai i ka dhënë fund jetës në një stan bagëtish, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Në zonën e Portonovës, Zvërnec, në stan bagëtish dyshohet se është vetëvarur me litar për shkak të depresionit shtetasi B.J., rreth 45 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.


Shtuar 17.06.2020 12:29