Konfirmohen pozitivë me COVID-19 dy ushtarë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës

Numri i të infektuarve me koronavirus ka pësuar një rritje të ndjeshme edhe në Kosovë kohëve të fundit. Tashmë raportohet se Covid-19 ka hyrë edhe në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Nga rastet e konfirmuara së fundmi, raportohet se janë edhe dy ushtarë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, i cili tha se rastet e fundit po trajtohen dhe janë në vetizolim.

Shala ka bërë të ditur po ashtu se gjithsej të infektuar nga koronavirusi janë 9 raste dhe 7 prej tyre janë shëruar.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19, në FSK kanë qenë 9 raste pozitive, 7 janë të shëruar plotësisht dhe 2 raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thuhet në përgjigjen e Shalës.

Deri më tani, Kosova numëron 1756 të infektuar, prej të cilëve 968 janë shëruar.


Shtuar 17.06.2020 12:24