Helmimi i bujshëm, del nga koma lideri i opozitës ruse

Ka dalë më në fund nga koma lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny.

Lajmin e kanë dhënë mjekët të cilët po kujdesen për shëndetin e tij.

“Pacienti ka dalë koma dhe është duke u mbajtur në ventilimin mekanik,” njoftoi spitali i Berlinit në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet po ashtu:

“Ai po u përgjigjet stimujve verbalë. Mbetet ende shumë herët për të folur rreth efekteve afatgjata që mund të ketë lehë helmi i fortë. Mjekët mbeten në kontakt të ngushtë me bashkëshorten e Z otit Navalny. Pas konsultimit me gruan e pacientit, Charité sigurohet se vendimi për t’i bërë publike detajet e gjendjes së pacientit është marrë me pëlqimin e saj.”

Ai u helmua gjatë një udhëtimi me avion nga Siberia në Moskë.


Shtuar 7.09.2020 13:42