DETAJET/ 60 kg drogë çokollatë, një ndër të arrestuarit është vëllai i shefit të policisë

Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit është hedhur në aksion për të goditur një grup kriminal që trafikon lëndë narkotike.

Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar 60 kg lëndë narkotike e llojit çokollate, si dhe janë vënë në pranga 6 shtetas në flagrancë.

Të arrestuarit janë Sh.M, E.R, D.M dhe P.A. Ky i fundit mësohet se është është vëllai i një shefi policie.

Burimet bëjnë me dije se ata janë kapur në flagrancë pas përgjimeve me metoda speciale.


Shtuar 17.01.2020 19:01