Basha mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore.

Basha dhe aleatët e tij e konsiderojnë reformën zgjedhore si rrugën më të sigurtë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pritet që së shpejti Partia Demokratike të bëjë publike propozimet e veta për reformën zgjedhore, që do t’i hapin rrugë një debati dhe konsultimi publik.

Reforma zgjedhore nuk ka asnjë përparim, pavarësisht se është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Burime nga takimi pohuan se me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, Partia Demokratike synon, veç të tjerash, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”.


Shtuar 6.01.2020 16:19