10 persona me koronavirus, brenda infektivit karantinë gjenden edhe pacientë me sëmundje të tjera

10 persona në Shqipëri janë zyrtarisht të prekur nga koronavirusi.

Burime pranë spitalit mësohet se të prekurit janë
vendosur në karantinë pranë Urgjencës Infektive në Tiranë.

Policia ka marrë masa duke izoluar ambjentet përreth urgjencës si dhe kanë vendosur perimetër sigurie.

Shqetësuese është fakti se në katin e fundit të godinës së infektivit ndodhen disa pacientë që nuk kanë lidhje me COVID-19.

Ndërkohë edhe katër persona të tjerë i janë nënshtruar testeve mjekësore për koronavirusin dhe po presin rezultatet.


Shtuar 10.03.2020 15:35