Doktoresha ngre alarmin: Harrojini mrekullitë e vajit të kokosit

Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin ose një helm i pastër… paralajmërimi vjen nga një profesore e universitetit prestigjoz të Harvardit, Karin Michels. Vaji i kokosit, është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit me mbrojtësit e ushqimit të shëndetshëm që pretendojnë se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës.

Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që t’ia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Vaji i kokosit është “helm i pastër”! Ky alarm është ngritur në një leksion, të dhënë nga një profesore e Harvard T.H. Chan School of Public Health.

Doktoreshë Karin Michels, e cila kryeson qendrën për kërkimin e tumoreve në Universitetin e Friburgut, e bëri deklaratën në një bisedë 50-minutëshe në Gjermani muajin e kaluar.

“Ndër të tjera ajo tha se vaji i kokosit është helmi i pastër dhe një nga ushqimet më të këqija që mund të hani, pasi acidet yndyrore që gjenden në të janë shumë më të larta se ato të dhjamit”, bazuar në një përkthim të “Business Insider Deutschland”.

Video e cila është parë mbi 400 mijë herë që nga 10 korriku, ka ngjallur debate të ashpra lidhur me vlerat ushqyese të vajit të kokosit, por edhe Shoqata Amerikane e Zemrës ka kërkuar konsumatorët që të kufizojnë përdorimin e tyre.

Vaji i kokosit kishte një rritje të veçantë përdorimi në popullaritetit, ndërkohë që kardiologët e dinë mirë se mund të jetë e shijshme dhe e kushtueshme, por vetitë e tij nuk janë të mira për arteriet tuaja.

Dr Michels thotë se, yndyra e derrit është shumë më e shëndetshme se sa vaji i kokosit. Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrnat e tjera.

Ky fondacion thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrnat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi. Sasi të tepruara të yndyrnave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre.

Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrnash si ulliri, lulja e diellit etj.

Rastet ku është e ndaluar të përdoret vaji i kokosit

Vaj kokosit përdoret për gjithçka e kuron shumë probleme shëndetësore – të paktën kjo është mënyra si po na shitet ky produkt në treg. Një sondazh i kohëve të fundit i Neë York Times zbuloi se ndërsa 72 përqind e popullsisë amerikane mendojnë se vaji i kokosit është i shëndetshme, por… vetëm 37 përqind e dietologëve bien dakord. Përpara se të blini një kavanoz të dytë me vaj kokosi, veç maskave e trajtimeve me bazë kokosin, duhet të dini mjaft mirë dhe rastet kur përdorimi i tij është i ndaluar.

Nëse jeni duke u përpjekur për të rënë në peshë

Vaji i kokosit është i pasur në kalori dhe nuk është zgjidhja më e shëndetshme ndër të gjitha mundësitë. Një lugë gjelle vaj kokosi ka 17 kalori më shumë krahasuar me vajin e ullirit. Nëse dëshironi të humbni peshë, vajin e kokosit bëni mirë ta nxirrni nga regjimi ushqimor dhe mos ta konsumoni

Në vend të pastës së dhëmbëve

Për fat të keq, shkenca nuk është dakord që vaji i kokosit të zëvendësojë pastën! Hulumtimi publikuar në The International Journal of Clinical Pediatric Dentistry zbuloi se pastat e dhëmbëve eleminojnë bakteret ndërkohë vaji i kokosit nuk e bën një gjë të tillë. Ju mund ta përdorni për të zbardhur dhëmbët, por jo për t’i pastruar ata.

Nëse keni ndonjë plagë të hapur

Aplikojeni vajin e kokosit vetëm në lëkurë të thatë pasi në kontakt me prerje, goditje ose plagë të hapura, vaji i kokosit mund të shkaktoj acarim të lëkurës, skuqje dhe kruajtje.

Nuk mund të zëvendësojë kremin kundër diellit

Vaji i kokosit ka disa efekte mbrojtëse kundër rrezeve UV, por disa hulumtime kanë dalë në përfundimin se fuqia SPF e vajit të kokosit është vetëm 8. Kremi mbrojtës duhet të jetë së paku 30 SPF dhe duhet riaplikuar çdo dy orë Nëse jeni duke gatuar me nxehtësi të lartë përpiquni të shmangni vajin e kokosit pasi ky i fundit do të digjet në një temperaturë më të ulët në krahasim me vajin e ullirit apo atë të lulediellit

Këto janë informacionet që ka dhënë profesoresha por ende nuk është konfirmuar nga ekspertë të tjerë apo studime më të thelluara.


Shtuar 2.06.2020 07:52