Rama kandidati i parë që thyen herësin, “blindon” mandatin në Vlorë

Kryeministri Edi Rama është i pari kandidat që ka thyer herësin e votave në Shqipëri. Nga të dhënat e publikuara nga faqja zyrtare në KQZ, Rama shihet që në qarkun e Vlorës, ku kandidonte në vendin e tetë ka marrë 10.117 vota.

Në këtë mënyrë, kryeministri që sot fitoi dhe mandatin e tretë është siguruar që askush tjetër që vjen poshtë tij në listë, nuk do të mundë t’ia marrë dot mandatin.

Partia Socialiste në Vlorë ka marrë 8 mandate deputetësh.


Shtuar 28.04.2021 00:26