“Po na sjell koronavirusin”, fqinjët i dërgojnë letrën e “rëndë” infermieres

Një infermiere italiane ka gjetur sot në kutinë e saj postare, një letër shokuese ku thuhej se “Po na sjell koronavirusin”.

Infermierja e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca, Itali, tha se fqinjët janë ata që ia kanë lënë letrën, shkruan La Repubblica.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, -shkruhej në letër.


Shtuar 23.04.2020 06:38