“Mos e prekni kokainën”, zbardhen telefonatat pas pengmarrjes mes familjes Prenga dhe Rexhepit

Sot dyjavë nga pengmarrja e bujshme në Kamzë, ku si pasojë e torturave ka ndëruar jetë 49 vjeccari Jan Prenga.

Mësohet se Anton Prena, vëllai i Jan Prengës është kthyer nga Anglia për të mësuar për fatin e familjarit.

‘Jam Gentjan Doçi nga Shkodra, mos bëni gabim te prekni sasinë e kokainës pasi janë gjerat e mia dhe duhet t’mi ktheni mbrapsht’.

Kjo është telefonata që ka bërë Doçi në drejtim të Ndrek Prengës që ishte në burg dhe që është vëllai i Jak apo Jan Prengës.

Ndreka i ka thënë që unë jam në burg, por do flas me A dhe G. Shullanin dhe do i sqaroj gjërat. Pas disa ditësh Ndrekën e ka telefonuar një person tjetër që i është prezantuar si Gramozi nga Vlora (Dritan Rexhepaj) i cili i ka thënë ‘mos bëni gabim të luani gjërat tona’.

Më tej përmendet edhe biseda mes Astrit Prendit që pyet ku e kam vëllain dhe Gentjan Doçi i thotë ‘ju e dini ku e keni vëllain’.

Por detaji më i rëndësishëm, thotë një burim policor, është fakti i telefonatës së zhvilluar mes Dritan Rexhepaj dhe Ndrek Prengës, atëherë kur Astriti kishte paguar 700 mijë paund për pjesën e vet që nuk e kishte kthyer.

Nga data 22 janar familja ka pritur kthimin e pengut.

Ndrek Prenga ka telefonuar Gramozin ( Dritan Rexhepajn).

Pasi e ka telefonuar thotë vëllai i pengut të zhdukur, Gramozi nga Vlora i është përgjigjur ‘më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë te detyrohem të të jap emrat dhe ata që kanë organizuar pengmarrjen janë Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe Korado Doda’./TCH


Shtuar 31.01.2020 14:53