Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë e saj, pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë më 3 shkurt.

Në takim janë parë duke hyrë figurat politike të partisë si Lutfi Haziri, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxherri etj.

Ndonëse më herët zëdhënsi i LDK-së, Besian Mustafa mohoi se do të ketë mbledhje, një gjë e tillë tashmë është duke ndodhur.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për situatën e fundit të krijuar me caktimin e datës së seancës ku edhe do të votohet qeveria e re.


Shtuar 31.01.2020 15:09