Shqiptari kapet me 4 kg mall, ishte “mysafir” te një rumune

Një shqiptar është vënë në pranga ditën e sotme në Itali.

26 vjeçari i quajtur Korado Shahini është i dyshuar për përfshirje në trafik droge.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim një shtetas rumun të quajtur Marius Florentin Silaghi.

Shahini do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë italiane për posedimin e katër kilogramë marijuanë, episod që ka ndodhur më datë 11 shkurt 2019, shkruajnë mediat italiane. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj Shahinit masën e arrestit shtëpiak.

Shahini është prangosur nga forcat policore italiane, në momentin që ishte mysafir i një vajze rumune. Në mesin e të dyshuarve për rrjetin e trafikut të drogës janë edhe gra e të mitur.


Shtuar 31.01.2020 14:48