4 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Kosovë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po qëndrojnë të hospitalizuar gjithsej 12 pacientë me COVID-19, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se gjendja e 8 pacientëve të tjerë paraqitet e stabilizuar.

“Katër pacientë janë në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv)”, ka thënë Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Hotit, tre pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në COVID-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse tre të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (COVID-19). Kujtojmë se në Kosovë 955 persona rezultojnë të infektuar në total ndërsa 29 kanë humbur jetën.


Shtuar 16.05.2020 13:38