Porsche rikthen motorin bokser me tetë cilindra për superveturën e re

Teksa shumica e prodhuesve të automjeteve po largohen gradualisht nga motorët me djegie të brendshme, Porsche po ndjek një drejtim tjetër.

Të lidhura

None found

Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt raporton se kompania po zhvillon në fshehtësi projektin me kodin S1, i cili pritet të rezultojë në një superveturë të re.

Modeli do të pajiset me një motor bokser të sapokrijuar me tetë cilindra. Zgjedhja është befasuese, veçanërisht për shkak të kostove të larta që kërkon zhvillimi i një motori të ri me lëndë djegëse fosile deri në fund të vitit 2026. Aktualisht, në gamën e saj, Porsche ofron një motor bokser me gjashtë cilindra, të përdorur në modelin 911.

Sipas Handelsblatt, S1 mund të kushtojë rreth 500 mijë euro. Bëhet fjalë me shumë gjasë për një supermakinë që nuk do të prodhohet si edicion i kufizuar, por në seri dhe do të përballet në tregun e gjerë me marka si Ferrari dhe McLaren.

Edhe pse Porsche nuk ka nxjerrë më parë për publikun e gjerë një automjet me motor bokser me tetë cilindra, kjo teknologji është e lidhur ngushtë me historinë e saj në motorsport. Motorë të tillë janë përdorur në makinat garuese të kompanisë që prej vitit 1962.

Projekti S1 nuk përfaqëson një nisje nga pika zero. Rreth vitit 2015, inxhinierët e Porsche-s në Shtutgart e rishqyrtuan mundësinë e ndërtimit të një motori bokser me tetë cilindra dhe e provuan atë në një prototip sekret të bazuar në Cayman.

Megjithëse zhvillimi u ndërpre përkohësisht, projekti duket se është rikthyer në planifikimet e kompanisë dhe mund të realizohet.


Shtuar 22.09.2026 22:12

Tags:
sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet