Zyrtare: Yan Diomande bëhet lojtari më i ri i Real Madridit

Real Madridi ka zyrtarizuar afrimin e Yan Diomandes, një prej talenteve më të kërkuara të futbollit evropian. Klubi spanjoll ka njoftuar se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Leipzig për transferimin e sulmuesit anësor, i cili ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare që skadon më 30 qershor 2033.

Me këtë marrëveshje, 19-vjeçari bëhet zyrtarisht pjesë e “Los Blancos”, duke marrë fund një nga historitë më të komentuara të merkatos së verës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e publikuar nga klubi thuhet se Real Madrid dhe RB Leipzig kanë finalizuar transferimin e Yan Diomandes, i cili do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll gjatë shtatë sezoneve të ardhshme, deri më 30 qershor 2033.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ishte objekt interesi për disa prej klubeve më të mëdha të Evropës gjatë javëve të fundit. Në fund, gara u fitua nga Real Madridi, që siguroi shërbimet e lojtarit të konsideruar ndër talentet më premtuese të brezit të tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vlera e përgjithshme e marrëveshjes mund të shkojë deri në 140 milionë euro, çka do ta rendiste këtë transferim ndër më të kushtueshmit në historinë e klubit madrilen.

Shuma përbëhet nga rreth 125 milionë euro të garantuara, ndërsa pjesa e mbetur parashikohet të paguhet përmes bonuseve të ndryshme.

Diomande largohet nga Leipzig pas një sezoni të spikatur, gjatë të cilit realizoi 12 gola dhe regjistroi nëntë asistime në Bundesliga, duke forcuar vlerësimin për të si një prej sulmuesve anësorë më premtues në Evropë.


Shtuar 6.08.2026 16:11

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet