ZYRTARE / Mes Barcelonës dhe PSV-së, Ivan Perisic vendos për të ardhmen dhe firmos për dy vite

Ivan Perisic do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të PSV Eindhoven. Pavarësisht interesimin konkret nga skuadra e Barcelonës, kroati ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Holandë.

Perisic ka firmosur me PSV-në një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Vlen të përmendet se ai u mor falas nga ekipi holandez në shtator të vitit 2024, kur kroati mbylli aventurën me Hajduk Split.

Të lidhura

None found

Në sezonin që lamë pas, 36-vjeçari bëri mjaft mirë. Ivan Perisic mori pjesë në 39 ndeshje dhe ia doli që të shënonte plot 16 gola dhe të asistonte në 11 të tjerë.


Shtuar më 28.06.2025 13:40