ZYRTARE/ Luciano Spalletti trajneri i ri i Napolit

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Napolit.

Klubi napoletan e ka zyrtarizuar Spallettin dhe ka bërë të ditur që italiani do marrë detyrën që nga fillimi i korrikut.

Spalletti ka ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Napolin që kap vlerën e 2.7 milionë eurosh në sezon.

Ai është i papunë që nga viti 2019 kur përfundoi aventurën e tij tek Interi. Spalletti më herët ishte trajner i Romës, Zenitit dhe Udineses.


Shtuar 29.05.2021 11:01