Zyrtare: Godet Dinamo, i dhuron Bledi Shkëmbit një lojtar kombëtareje

Dinamo vazhdon të përforcohet dhe prej kohësh kishte mbyllur disa marrëveshje. Tani është koha e zyrtarizimeve.

Besir Demiri është një prej goditjeve të 18 herë kampionëve të vendit, që i bëjnë dhuratë trajnerit Shkëmbi një lojtar që është grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë.

Demiri luan në linjën e majtë të mbrojtjes dhe si mesfushor qendre, ndërkohë që ka provuar të bëjë edhe qendërmbrojtësin.


Shtuar 15.07.2021 14:32