Isi Manellari nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit, me mesfushorin defensiv që ka mbyllur bashkëpunimin me verdheblutë pas vetëm 1 sezoni.
Ka qenë vetë lojtari që e ka bërë publik vendimin përmes rrjeteve sociale. Për trajnerin Ivan Gvozdenovic, Manellari përbënte një element referues në repartin të mesfushës, duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe njëkohësisht lojtari më i shtrenjtë i këtij reparti te Elbasani. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij arrin në 300 mijë euro.
Të lidhura
None found
Ky largim vjen në një moment delikat për trajnerin Gvozdenovic, pikërisht para ndeshjeve të Conference League, teksa 28-vjeçari nga Pogradeci ka qenë një nga lojtarët më stabël të formacionit. Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Manellarit.
