Zyrtare, Dortmund gjen zëvendësuesin e Haller në repartin e sulmit

Pasi iku Haaland, Dortmund transferoi ish-bomberin e Ajax, Sebastian Haller.

Pak kohë pasi ishte zyrtarizuar, Haller rezultoi me një sëmundje të keqe për të cilën u detyrua të operohej dhe të merrte mjekime. Tashmë, Dortmund ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Haller, sulmuesin 34-vjeçar Anthony Modeste.

Ai vjen nga Koln ku do të jetë pjesë e Dortmund për një sezon./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.08.2022 20:02