ZYRTARE/ Dinamo zyrtarizon rikthimin e Isi Manellarit, mesfushori vihet menjëherë nën urdhrat e Ilir Dajës

Dinamo City ka bërë publik afrimin e radhës në merkato, duke zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale transferimin e Isi Manellarit.

Mesfushori 28-vjeçar do t’i bashkohet menjëherë skuadrës blu dhe do të jetë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, i cili pritet ta ketë në dispozicion për përballjen ndaj Astanës në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Të lidhura

None found

Ky transferim shënon një rikthim të pogradecarit te Dinamo, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur edhe fanellat e Laçit, Tomorit, Pogradecit, Ilirisë dhe Partizanit B.

Manellari ka qenë së fundmi pjesë e Elbasanit, skuadër me të cilën mbylli bashkëpunimin vetëm pak ditë më parë, një zhvillim që u bë i ditur nga Newsport, që zbuloi edhe klubin e tij të ardhshëm.

“Isi Manellari vishet blu!

Isi Manellari është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Mesfushori 28-vjeçar vjen si një afrim i rëndësishëm për klubin dinamovit, pas eksperiencave që ka pasur sezonet e fundit si titullar në Superiore.

Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, Manellari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me skuadrën. Besojmë fort se do të jetë një element me vlera në mesfushën blu.

Mirë se vjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit, Isi Manellari!”


Shtuar 18.06.2026 13:20

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobet