ZYRTARE/ Arjen Robben pensionohet nga futbolli

Ish-reprezentuesi holandez, Arjen Robben ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 37 vjeçare.

Robben ishte pjesë e skuadrave si PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen dhe së fundmi në Groninghen ku dhe e përfundoi karrierën e tij si futbollist.

Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Bayernit, duke fituar edhe tripletën në vitin 2013.

Robben gjithashtu theu një rekord ku në Kampionatin Botëror të vitit 2014 arriti shpejtësinë prej 37 km/h në ndeshjen kundër Spanjës.

Holandezi përmes një letre në profilin e tij në Twitter dhe Instagram ka deklaruar pensionimin nga futbolli.

“Unë kam vendosur ti jap fund karrierës time në futbollin aktiv. Një zgjidhje shumë e vështirë. Dua të falënderoj të gjithë për të gjithë mbështetjen e madhe!”, deklaroi Robben në Instagram.


Shtuar 15.07.2021 15:11