Zjarri shkrumboi kishën dhe shkaktoi 41 viktima, Salah bën gjestin e jashtëzakonshëm

 

Mohamed Salah ka dhuruar 130.000 paund për të ndihmuar në rindërtimin e një keshe egjiptiane e cila u shkrumbua nga flakët dhe po ashtu shkaktoi 41 viktima.

Kisha Abu Seifein, në qytetin egjiptian të Gizës u përfshi nga flakët ditën e dielë.

Salah ka vepruar jashtëzakonisht shpejt duke mos menduar dy herë për ndihmën e tij, me mediat locale që konfirmojnë donacionin e tij të madh.

Ai mori vlerësime të mëdha nga populli egjiptian në mediat saciale, ndërsa kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Salah ndihmon vendin e tij./albeu.com