Zidane përgatit listën e parë të Francës, Jacquet dhe Truffert pranë ftesës

Zinedine Zidane pritet të publikojë të premten listën e tij të parë si trajner i Francës, pas marrjes së drejtimit të përfaqësueses nga Didier Deschamps.

Të lidhura

None found

Pasuesi i Deschamps pritet të bëjë disa lëvizje në skuadër dhe të përfshijë edhe futbollistë që ende nuk kanë marrë ftesë me “Les Bleus”. Sipas “RMC Sport”, Jeremy Jacquet është një prej emrave që mund të thirret, falë paraqitjeve të tij të mira në startin e sezonit me Liverpoolin.

Mbrojtësi është pjesë e listës paraprake të hartuar nga Zidane dhe forma e treguar gjatë javëve të para mund ta ndihmojë të sigurojë një vend në grumbullimin e parë të trajnerit të ri.

Ndryshime mund të ketë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ku Adrien Truffert shihet si kandidat për t’u përfshirë në listë. Zidane po vlerëson situatën e Theo Hernandez dhe Lucas Hernandez, pasi pozita e të dyve nuk konsiderohet e garantuar.

Reparti defensiv do të përballet gjithashtu me mungesën e William Saliba, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Eduardo Camavinga pritet të fitojë më shumë hapësirë në mesfushë, veçanërisht në një moment kur angazhimi i N’Golo Kanté me Francën duket se po i afrohet fundit.

Ndërkohë, Mike Maignan pritet të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë në portën e përfaqësueses.

Lista e parë e Francës nga Zidane do të bëhet publike të premten në orën 18:00. Pas kësaj, “Les Bleus” i pret një kalendar i ngjeshur, me katër ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Turqisë, Belgjikës në dy përballje dhe Italisë, të zhvilluara nga 25 shtatori deri më 5 tetor.


sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetHoliganbetjojobetJojobetJojobet