Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Të lidhura
None found
Në këtë tubim, ai u pa në shoqërinë e Klestor Veselit, djalit të Kadri Veselit.
Duke folur nga protesta, Thaçi shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për përkrahjen e treguar pas aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetjen, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, u shpreh Thaçi.
Ai falënderoi gjithashtu mediat për raportimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre.
“Faleminderit për mediat që janë treguar shumë bashkëpunuese, si dhe për punën e palodhshme që keni bërë”, shtoi ai.
