Zbulohen emrat që kërkon Mourinho në janar

Roma tashmë po studion lëvizjet për merkaton e radhës, e ndërgjegjshme për vështirësitë që po has Mourinho në reparte të ndryshme.

Emri i parë në listë është i Denis Zakaria,  mesfushori i Borussia Mönchengladbach por ndoshta është edhe më i vështiri për t’u marrë.

Roma po e ndjek me vëmendje të madhe njëkohësisht edhe Florian Grillitsch, 26-vjeç në skadimin e kontratës me Hoffenheim dhe zyrtarisht në treg: ai mund të largohet në janar për 7-8 milionë, marr nga Corriere dello Sport.

Një emër i nxehtë është edhe ai i Tolisos i Bayern. Mesfushori ka cilësi të shkëlqyera, por ka vlerësime të kujdesshme nga Roma për gjendjen e tij fizike duke pasur parasysh dëmtimet e shumta në sezonet e fundit.

Sa i përket mbrojtjes, drejtori sportiv, Pinto është në kërkim të mbrojtësit të djathtë, Max Aarons, i Norwich.

Drejtori sportiv, Pinto do të vlerësojë çdo mundësi në treg. Sidomos për një qendërmbrojtës të ri. Emri i preferuar – dhe i përballueshëm – është ai i Marcos Senesi. 24-vjeç, mëngjarash dhe vazhdimisht në rritje. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 14:53