Zanetti: Do të përballemi me Liverpoolin si të barabartë

Me rastin e darkës së bamirësisë për të festuar njëzet vjetorin e Fondacionit Pupi, zëvëndës presidenti i Inter-it Javier Zanetti iu përgjigj gazetarëve rreth mendimit të tij për shorteun e zikaltërve në Champions por edhe për situata të tjera.

Ju ka suprizuar Interi?

“Jo, nuk kisha dyshime për punën e trajnerit sepse ai ka përvojë të madhe. Unë i njoh djemtë, skuadra po ecën shumë mirë. Falenderoj trajnerin tonë dhe djemtë pasi kanë bërë një punë të shkëlqyer duke dhënë maksimumin. Unë shoh një kënaqësi të madhe tek tifozët tanë dhe kjo gjë më lumturon shumë, të kënaqësh zikaltërit është primare për ne. Është një ndjenjë e madhe të shohësh këtë ekip në këtë formë të jashtëzakonshme.”

A është ky Inter më i fortë se vitin e kaluar?

“Fillimi i sezonit të kaluar na dha forcë. Ne tani jemi një ekip me alternativa që Inzaghi po i vlerson shumë. Kemi ende punë për të bërë pasi ne jemi një ekip që kërkojmë shumë, duam të jemi pretendentë edhe në Champions. Gjithësesi jemi në rrugën e duhur për të qënë, jemi një Inter i fortë, kemi një grup të mrekullueshëm dhe po mbajmë ritmin e vjetshëm.”

Ndeshja ndaj Liverpool-it?

“Dalja nga grupi ishte një emocion i bukur, pasi kishim vite pa e bërë. Vjet ishim shumë afër por nuk ndodhi edhe pse kemi bërë një performancë të mirë. Të ndeshemi me Liverpoolin është një favor për ne pasi do të provojmë forcën tonë. Liverpool është një skuadër e madhe, por ne jemi Inter dhe të gjithë e dinë se nuk jemi një skuadër e thjeshtë për tu përballur. Kloop e tha gjithashtu këtë gjë.”/h.ll/albeu.com

 


Shtuar 14.12.2021 09:28