Yamal shkruan tjetër histori, bëhet lojtari më i ri që luan në një finale Europiani

Lamine Yamal vazhdon të vendosë rekorde në Europian.

Sulmuesi i Barcelona-s, i cili të shtunën festoi ditëlindjen e tij të 17-të, u bë lojtari më i ri që luan në një finale Europiani, duke thyer rekordin e Renato Sanches.

Deri më 14 korrik 2024, Sanches ishte lojtari më i ri, 18 vjeç e 327 ditë që kishte luajtur në një finale Europiani, në ndeshjen Portugali-Francë 2016, ndërsa tashmë ky rekord u thye nga Yamal.


Shtuar 14.07.2024 21:42