Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, e parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme, nuk është mbajtur.
Të lidhura
None found
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, shkak për shtyrjen është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore.
Gjykata ka caktuar 1 tetorin, pra pas një jave, si datën e re për vijimin e seancës.
Të gjitha palët ishin të pranishme në gjykatë.
