Xavi kërkon eksperiencë në mbrojtje, piketohet lojtari i Chelsea

Xavi Hernandes po planifikon ndërtimin e një Barcelone pothuajse nga e para.

Tekniku spanjoll ka transferuar Dani Alves para pak ditësh për t’i dhënë një eksperiencë ekipt por edhe besim . Gjithashtu Xavi dëshiron rikthimin e Tiago Alcantarës dhe Xavi Simons tek Barcelona por ndërkohë është interesuar për Zyiech, Pulisic dhe së fundmi për Azpilicuetën.

32-vjeçari spanjoll ka mbi shpatulla të gjithë eksperiencën që Xavi dëshiron në ekip por gjithashtu spanjolli ofron mundësinë për të luajtur në të gjithë pozicionet e mbrojtjes dhe kjo është një “armë” plus që ai ka.

“ESPN” raporton se Cesar Azpilicueta është në përfundim të kontratës së tij pasi në qershor të 2022 nëse ai nuk rinovon do të largohej me parametra zero. Xavi këtë po shpreson ku do të mundohet që në janar të kontaktoj personalisht me mbrojtësin dhe t’i kërkojë transferimin në përfundim të sezonit./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 09:50