Prokurorët e SPAK shkresë Kuvendit, kërkojnë mandat të pakufizuar

Prokurorët e Strukturës Anti-korrupsion (SPAK) kanë kërkuar që mandati i tyre të jetë i pakufizuar.

Ata i kanë nisur një kërkesë Kuvendit, komisionit te ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane, për zgjatje mandati, e cila mban firmat e të gjithë prokurorëve të SPAK,

Sipas dokumentit, prokurorët kërkojnë mandat të pakufizuar duke argumentuar, se do jenë më të sigurt në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe nuk do e kenë frikën e kërcënimit pasi ti përfundojë mandati.

Në shkresë theksohet fakti që do të ishte e vështirë gjetja e 20 prokurorëve të tjerë me vjetërsi pune duke qenë se numri i tyre në sistem po vinte në rënie.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.


Shtuar 16.11.2021 09:50