Xavi Hernandez “zbarkon” në Barcelonë, kjo është arsyeja (VIDEO)

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez është rikthyer në Barcelonë.

 

Xavi u pa në Aeroportin e Barcelonës ku u “vërshua” nga gazetarët të cilët e kanë pyetur atë për arsyen e rikthimit.

Mediat spanjolle po aludojnë se Ronald Koeman i ka ditët e numëruara dhe Xavi Hernandez është kandidati kryesor për stolin e Barcelonës.

Xavi deklaroi se ai është në Barcelonë për pushime me familje madje duke mohuar të gjitha pyetjet që lidhin atë me Barcelonën.

Gazetarët e pyetën nëse do të takohet me Barcelonën për postin e trajnerit.

“Nuk di asgjë, jam këtu në pushime me familjen time. Kjo është e vërteta, mirë, mirë!”, deklaroi Xavi Hernandez.


Shtuar 17.05.2021 15:23