Xavi: Barça e Messit dhe Guardiolës befasuan botën

Xavi iu përgjigj një pyetjeje për suksesin e Real Madridit.

Klubi madrilen këtë sezon doli kampion i Spanjës dhe arriti në finalen e Champions League ku do të luajë kundër Liverpool-it.

“Sigurisht që kjo prek shumë. Ne jemi kundërshtarë dhe ky është realiteti, por nuk duhet të dorëzohemi. Në nëntor, më thanë se duhet ta çojmë Barçën në Ligën e Kampionëve, ky është minimumi, është për të ardhur keq. Duhet të jemi realistë dhe do të shohim vitin e ardhshëm. U bëmë më mirë, por nuk mundëm t’i luftonim.

Duhet të luftojmë për tituj. Ky është mesazhi i historisë së Barçës, por mund të duhen vite për të fituar. Duke luajtur në stilin tonë, ne arritëm të fitonim Ligën e Kampionëve pesë herë dhe morëm njohje në mbarë botën. Barcelona e Messit dhe Guardiolës befasoi botën dhe u quajt skuadra më e mirë në botë. Të gjithë e mbajnë mend se si luante.

Stili në të cilin fiton është i rëndësishëm. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Kjo është rruga, për të flet historia jonë. Kështu do të jetë te Barça. Lojtarëve u pëlqen të dominojnë dhe sulmojnë. Duhet të luftojmë dhe të bëjmë gjithçka që të krenohen me ne”, tha trajneri i Barcelonës. /albeu.com/

Shtuar 6.05.2022 19:13